Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Balldre-Torovicë

Nga D. V.
164 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:00 në aksin Balldre-Torovicë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë.

Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan Abcnews.al.

Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër