Kurti në darkë pune me Sorensenin, diskutohet integrimi në BE dhe anëtarësimi në KE

Nga D. V.
175 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë ka pritur në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, Kurti dhe Sorensen diskutuan rreth integrimit të Kosovës në BE, përmbushjen e reformave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme”, thuhet në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër