Lirohen nga detyra pesë ambasadorë të Shqipërisë, Dautllari merr detyrën e ambasadorit në BE

Nga D. V.
135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 Prill, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë, teksa ka emëruar dy ambasadorë të rinj.

Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit ka dekretuar emërimin në detyrë të Gazmend Barbullushi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident; Ky pozicion mbahej nga Albana Dautllari, e cila tashmë u emërua nga presidenti në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropianë, rezident.

Nga krahu tjetër u dekretua lirimi nga detyra për pesë ambasadorë.

Kështu u lirua nga nga detyra të Riza Poda, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident.

Presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra Bardhyl Canajn, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

Po ashtu, Begaj dekretoi lirimin nga detyra Sami Shibën, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident.

Po ashtu u dekretua lirimi i Vasilika Hysi, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra edhe të Albana Dautllarit, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër