Sveçla: Aksion i madh në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar, 150 mijë euro të sekuestruara

Nga Xh M
89 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 prill Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një aksion të gjerë të Policisë, i zhvilluar mbrëmë në dhjetëra lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Sipas postimit të Sveçlës në Facebook, aksioni kishte në fokus luftimin e veprimtarive të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.

Nga ky operacion, siç thotë ai, janë arrestuar 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.

“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis. Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar Sveçla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër