Bruksel, 21 prill, Zhurnal.mk – Nuk jemi në një situatë të rrezikshme, por ekziston mundësia e mungesës së karburantit për avionët”, e cila “mund të prekë çdo qytetar, deklaroi ministri qipriot i Transportit, Alexis Vafeades, me të mbërritur në Këshillin e BE-së në Bruksel, ku ai do të kryesojë një video-konferencë joformale të ministrave të transportit të mbledhur për të diskutuar krizën energjetike.
‘’Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur për përballimin e kësaj situate që nuk do të kalojë lehtë’’, shtoi ai.
“Evropa mund të përballet me një problem afatshkurtër të furnizimit me karburant dhe një problem afatmesëm dhe afatgjatë të kërkesës”, shtoi ministri, i cili përfaqëson Presidencën e BE-së.
