BE planifikon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë pas largimit të Orbán

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Nikozia, 24 prill, Zhurnal.mk – Rusia mund të përballet me sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian pas humbjes në zgjedhje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili vitet e fundit ka bllokuar në mënyrë të përsëritur masat ndëshkuese ndaj Moskës.

Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në kuadër të samitit të BE-së në Nikozia, tha sot se liderët evropianë janë të gatshëm të finalizojnë paketën e 21-të të sanksioneve.

Sipas saj, do të rishikohen edhe masa që më parë ishin jashtë tryezës së bisedimve, për shkak të kundërshtimit të Hungarisë.

“Duhet të rishikojmë gjithashtu vijat e kuqe të mëparshme”, u shpreh Kallas.

Ndër opsionet e reja përfshihen sanksione ndaj oligarkëve të tjerë rusë, si dhe ndaj përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Ruse që mbështesin luftën në Ukrainë.

BE-ja miratoi dje paketën e 20-të të sanksioneve, pasi Orbán hoqi veton e tij disamujore, pak ditë pasi humbi zgjedhjet parlamentare në vend, duke shënuar fundin e 16 viteve në pushtet.

Masat e reja synojnë të ulin më tej të ardhurat e Rusisë nga shitja e gazit dhe naftës.

Gjithashtu, disa institucione financiare pritet të përjashtohen nga sistemet ndërkombëtare të pagesave dhe do të vendosen kufizime të reja tregtare.

artikuj të ndërlidhura