Trump: Edhe Charles III pajtohet që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 29 prill, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se mbreti i BM, Charles III, pajtohet me qëndrimin e tij se Iranit nuk duhet t’i lejohet të ketë armë bërthamore.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente gjatë një darke shtetërore duke thënë se SHBA-ja ”e ka mposhtur ushtarakisht atë kundërshtar”.

”Po bëjmë punë në Lindjen e Mesme… dhe po ecim shumë mirë”, shtoi Trump në fjalimin e tij për nder të mbretit dhe mbretëreshës.

”E kemi mposhtur ushtarakisht atë kundërshtar dhe nuk do ta lejojmë kurrë që ai të ketë armë bërthamore. Charles III pajtohet me mua edhe më shumë se unë vetë”,  tha ai.

Këto deklarata rrezikojnë ta përfshijnë monarkun britanik në debatet politike lidhur me krizën në Lindjen e Mesme.

Vizita shtetërore e mbretit konsiderohet ndër më delikatet diplomatikisht, në një kohë kur Trump ka kritikuar kryeministrin britanik Keir Starmer për qasjen ndaj konfliktit me Iranin, duke e cilësuar atë si të tmerrshme.

Nga ana e tij, mbreti Charles III bëri thirrje për rinovimin e lidhjeve të miqësisë mes SHBA-së dhe Mretërisë së Bashkuar  në këtë “moment kritik”.

Në një fjalim më të shkurtër dhe më personal, ai theksoi se dy vendet kanë qëndruar së bashku “në kohët më të mira dhe më të vështira”.

Në përgjigje, Trump përgëzoi mbretin për fjalimin e tij në Kongres, duke thënë me humor se “ai arriti të ngrejë në këmbë edhe demokratët”, diçka që ai vetë nuk kishte arritur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër