“VLEN po vjen” – mesazh i fortë nga koalicioni 

Nga B.M
1,167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 prill, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka dalë me një komunikatë ku e cilëson veten si “shpresa që u kthye në lëvizje politike”, duke theksuar se përfaqëson ndryshimin dhe bashkimin e shqiptarëve në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Në komunikatë, VLEN vlerëson se është rezultat i bashkimit për ndryshim të qytetarëve që, sipas tyre, nuk kanë pranuar të mbeten “peng i politikës së vjetër” dhe praktikave të përsëritura politike.

“VLEN është shpresa që u kthye në lëvizje politike. Shpresa e shqiptarëve që nuk pranuan të mbeten peng i politikës së vjetër… Ajo që filloi si bashkim për ndryshim, po rritet si bindje e përbashkët se shqiptarët kanë nevojë për një forcë politike që nuk i ndan, por i bashkon”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni thekson se synon të ofrojë jo vetëm retorikë politike, por “drejtim dhe zgjidhje të qëndrueshme”, duke e vendosur theksin te përgjegjësia afatgjate dhe ndërtimi i besimit me qytetarët.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për politikë që i trajton si numër, por për politikë që ndërton besim, përgjegjësi dhe drejtim të sigurt për të ardhmen”, thuhet më tej.

VLEN kritikon gjithashtu atë që e cilëson si sistem të vjetër politik, të karakterizuar nga “pengesa dhe probleme të krijuara me qëllim”, ndërsa e paraqet veten si alternativë të re dhe të bashkuar.

“VLEN po vjen. Nëse jo sot, kur?”, përfundon komunikata e koalicionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër