Deputetja e PS, Sara Mila në Turqi: Programe të përbashkëta për të rinjtë në fushën e edukimit dhe turizmit

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 29 prill Zhurnal.mk – Deputetja e PS-së, Sara Mila ka zhvilluar një sërë takimesh në Turqi, si pjesë e delegacionit shqiptar të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar, pjesë e të cilit janë deputetët Igli Hasani, Ervin Hoxha dhe Edmond Haxhinasto, u takua me Fatma Aksal, Kryetare e Grupit të Miqësisë Parlamentare Turqi–Shqipëri, ku në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit konkret.

Në këtë takim, deputetja Mila ka hedhur një ide konkrete për krijimin e një platforme bashkëpunimi mes të rinjve të dy vendeve, duke propozuar ndërlidhjen e grupeve të deputetëve të rinj dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta në fushën e edukimit dhe turizmit, duke i cilësuar trajnimet dhe shkëmbimet profesionale një hap të dobishëm, në këtë moment historik të vendit për integrimin në BE.

Propozimi është pritur pozitivisht nga pala turke, ndërsa palët kanë rënë dakord për ta konkretizuar përmes Grupit të Miqësisë Shqipëri–Turqi, si dhe për organizimin e aktiviteteve dhe vizitave të përbashkëta. Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni shqiptar zhvilloi edhe një vizitë në parlamentin turk, ku ndoqi nga afër një seancë plenare dhe u njoh me funksionimin e institucionit. Ky zhvillim konsiderohet si një hap konkret drejt përfshirjes më të madhe të të rinjve dhe thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër