​Kurti takon kryeministrin e Armenisë: Paqja e nevojshme për aleancën e demokracive

Nga B.M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 maj, Zhurnal.mk Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga Kryeministri, Nikol Pashinyan.

Sipas njoftimit, në takim, Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.

“Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.

Kurti falënderoi kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër