Këshilli për Legjislacionin shqyrton vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Nga D. V.
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj, Zhurnal.mk – Këshilli për Legjislacionin zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite ishte shqyrtimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 30 prill 2026, këshilli zhvilloi dëgjesë me relatoren Aulona Bylykbashi lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shpall si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli për Legjislacionin miratoi propozimin që çështja t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Ministrave.

Mbledhja vijoi me dëgjesën e relatorëve Gjin Gjoni dhe Erion Malaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizon vendimin e Kuvendit mbi disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Pas diskutimeve, këshilli vendosi që kjo çështje t’i kalojë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër