Mësimdhënësit do bëjnë kujdestari në shkolla

Nga Xh M
767 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 maj Zhurnal.mk – Në vend të nxënësve, në korridoret dhe oborret e shkollave do të vendosen mësimdhënës në detyrë, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

“Njoftoj se MASH u ka dërguar një shkresë të gjitha shkollave dhe komunave, me të cilën obligohen që të rikthehet praktika që ekzistonte në të kaluarën – gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësimdhënës në detyrë, në vend të nxënësve në detyrë.”

Ajo vlerëson se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve dhe sjelljes së papërshtatshme të nxënësve.

“Edhe një herë theksoj se për një ballafaqim më efikas me dhunën mes bashkëmoshatarëve është e domosdoshme mbështetja e të gjithë faktorëve shoqërorë, ndërsa më e rëndësishmja është familja, prindërit dhe kujdestarët.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër