Ironia e Salianjit: Nëse do zgjidhesha kryetar, selinë e PD do t’ia lija Berishës për kulla

Nga Xh M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj Zhurnal.mk – Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ervin Salianji u shpreh se u përpoq për të dhënë argumentet se si PD të bëhet fituese.

“Selinë e sotme të PD bashkë me godinën dhe bashkë me truallin; atë që njihet si ish SHQUP; nëse do zgjidhesha kryetar i PD të drejtën për të firmosur dhe për të ndërtuar kulla do ia lija z.Berisha. Kështu do ishte e sigurt që do isha në garë”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai theksoi se kreu i PD Sali Berisha nuk mbështetet më nga qytetarët.

Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Po kështu thotë doktori

Ervin Salianji: Ore po pse nuk përjashton ndonjë nga PS-ja ky po ulet. Se te unë thotë i vetëpërjashtuar, te këto zonjat i ka përjashtuar, po nga PS pse nuk përjashton njeri ulet me Damian Gjiknurin përshembull, si ulesh me Damian Gjiknurin ti? Damian tërmetin thotë, po pse ulesh? Pse ulesh? E ke parë që dalin bashkë tani? Takimet që kanë njerëz janë këto komisioni reformës territorial, pse dalin bashkë? Pse del bashkë me Ramën? Të dy atje, e di cfarë jep ajo, cfarë imazhi? Që këta tani e kanë mbyllur prapë reformën territoriale dhe zgjedhore dhe po dalin bashkë aty. Se iu ka dalë edhe turpi, e kanë kuptuar njerëzit.

Perceptimi i publikut është që kemi një regjim Rama – Berisha. Po ka një regjim po është regjim Rama Berisha, që është regjim i kontrollit institucional i kontrollit financiar, i kontrollit të burimeve natyrore të këtij vendi që ndahet me përqindje të caktuara, nuk e di kush përfiton më shumë financiarisht, politikisht jam i qartë që fiton Rama, se Rama është kryeministër. Financiarisht pastaj nuk e di se kush është më i fituari.

Sokol Balla: Ta thash, unë kur e shoh SHQUP, them sot e shoh nesër nuk do jetë rrezik.

Ervin Salianji: Ore unë isha gati që gjatë fushatës në garë, po e them edhe tani, por duhet ta kisha thënë pak më përpara sepse në cdo njeri, duhet t’i bësh një analizë psikologjike dhe duhet t’i japësh atë që kërkon, unë duhet të kisha thënë që në takimet e para që selinë e sotme të PD bashkë me godinën dhe bashkë me truallin atë që njihet si ish SHQUP, nëse do zgjidhesha kryetar i PD të drejtën për të firmosur dhe për të ndërtuar kulla do ia lija z.Berisha. Kështu do ishte e sigurt që do isha në garë.

Sokol Balla: E sigurt që do ishe në garë ë?

Ervin Salianji: Po, por duhet ta kisha thënë më përpara këtë se u përpoqa për të dhënë argumentet si ta bëjmë PD fituese, ndërkohë që duhet të kisha thënë këtë gjë, edhe ka gjasa që të një ndër arsyet kryesore kjo.

Sokol Balla: Domethënë do shohim ndonjë kullë edhe te SHQUP?

Ervin Salianji: Jo vetëm kjo por nuk e di do jem kurioz të pres se si do ta mbrojnë drejtues të tjerë të caktuar që është e rëndësishme që të ketë rinovim, të ketë zhvillim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër