Arbër Ademi: 13 iniciativa për shfuqizimin e gjuhës shqipe, disa synonin anulimin e plotë të ligjit

Nga B.M
885 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 maj, Zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, deklaroi se në Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut janë paraqitur gjithsej 13 iniciativa për kontestimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Duke folur në emisionin Click Plus, Ademi theksoi se, bazuar në përmbajtjen e këtyre iniciativave, ligji është përballur edhe me përpjekje për shfuqizim të plotë.

“Një prej kontestuesit e gjuhës shqipe është edhe VMRO-DPMNE-ja. Ka 13 iniciativa përfshirë edhe iniciativën e VMRO-DPMNE-së. Sipas referatit që kemi marrë parashihen 18 pozita të abrogohen, në nëntë nene. Ligji për gjuhët në bazë të iniciativave të dorëzuara ka pasur sulm që të shfuqizohet në tërësi.

Mbi dy baza është sulmuar Ligji për gjuhët. Është kontestuar tërësisht sepse presidenti i atëhershëm nuk e ka firmosur dhe kërkojnë tërësisht të shfuqizohet. Ndërsa baza e dytë e kontestimit ishte nen pas neni, pra të gjitha nenet janë kontestuar. Vetëm një nen nuk është kontestuar ai është neni 1 paragrafi 1 ku thotë se gjuha zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik”, tha Ademi.

Lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk përmban kuota etnike.

“Ligjin e kemi analizuar në BDI. Ky ligj është i Tanja Karakamishevës. Ky ligj nuk përmban kuota etnike, mekanizëm i cili e përcjell përfaqësimin e drejtë siç ishte balancuesi nuk ka”, tha Arbër Ademi nga BDI.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër