Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, tha se Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) është e gatshme për zgjedhje të hershme parlamentare.
« Unë kam kërkuar që ditën e parë zgjedhje të parakohshme që të ketë. S’është befasi. Nesër me pasë zgjedhje (jemi) të gatshëm, sigurisht, » u tha ai gazetarëve sot pasi që bëri homazhe në Kompleksin “Nëna Shqiptare” në Kërçovë, përcjellë Tv Uskana.
Deklarata e Ahmetit bëhet pasi që sot më herët Kryeministri Hristijan Mickoski tha se « shumë shpejt « do të ketë zgjedhje të hershme parlamentare, edhe pse nuk dha ndonjë detaj më shumë se kur do të mbaheshin ato./Zhurnal.mk
