Uashington, 6 maj, Zhurnal.mk – Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara se Washingtoni dhe partnerët e tij evropianë duhet të “arrijnë një ekuilibër të ri” në marrëdhëniet e tyre ekonomike, duke e cilësuar këtë ndryshim si “të vonuar”, në mes të tensioneve të vazhdueshme tregtare.
“Unë mendoj se në fund SHBA-ja dhe Evropa do të duhet të arrijnë një ekuilibër të ri… mendoj se kjo është e vonuar”, u tha gazetarëve zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, në kuadër të Samitit të Investimeve SelectUSA në Merilend.
Landau tha se Evropa mbetet “një partner shumë i rëndësishëm tregtar” për SHBA-në, duke theksuar se SHBA-ja është gjithashtu një treg kyç për ekonomitë evropiane.
Ai theksoi se administrata e Donald Trump synon të sigurojë tregti “të drejtë”, duke përmendur “shqetësime serioze” për mënyrën se si rregulloret evropiane ndikojnë tek kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorin digjital dhe atë teknologjik.
Landau shtoi gjithashtu se SHBA-ja ka mbajtur një “barrë të padrejtë” në vitet e fundit, duke shtuar se dinamika aktuale nuk ka qenë “një marrëdhënie e shëndetshme”, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë të sigurisë.
Këto komente u bënë gjatë Samitit të Investimeve SelectUSA, një ngjarje vjetore që promovon SHBA-në si një destinacion kryesor për investime të huaja direkte dhe partneritet ekonomik.
