Padi ndaj 43 vjeçarit, e shiti banesën pasi e ndërtoi në mënyrë të jashtligjshme

Nga D. V.
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 maj, Zhurnal.mk – Një kompani dhe pronari i saj janë paditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pasi ka shitur një banesë për të cilën i ka falsifikuar dokumentet e ndërtimit.

“Gjatë viteve 2024 dhe 2025, me vetëdije dhe me qëllim për të përfituar dobi pasurore, ka falsifikuar dhe paraqitur leje të rreme ndërtimi nga komuna e Ohrit për mbindërtimin e një ndërtese banesore dhe është reklamuar përmes profilit të tij në një ueb-faqe për shitje, ku ka pasur shpallje për shitjen e banesave, me ç’rast ka marrë para nga disa persona”, sqaroi Policia.

I dyshuari 43 vjeçar O.F. nga Ohri akuzohet për “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër