SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme në Hormuz pavarësisht armëpushimit

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington – Teheran, 8 maj, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani shkëmbyen zjarr dje në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht armëpushimit në fuqi, ndërsa ushtria amerikane deklaroi se i ishte përgjigjur sulmeve iraniane me “sulme vetëmbrojtëse”.

“Forcat amerikane interceptuan sulme të paprovokuara iraniane dhe u përgjigjën me goditje vetëmbrojtëse, ndërsa destrojerët e Marinës Amerikane me raketa të drejtuara po kalonin nga Ngushtica e Hormuzit drejt Gjirit të Omanit më 7 maj”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën X.

Ushtria iraniane konfirmoi sulmet ndaj anijeve luftarake amerikane dhe, nga ana tjetër, akuzoi SHBA-në për sulm ndaj një anijeje cisternë iraniane me nafte.

Sipas CENTCOM-it, Teherani lëshoi “raketa të shumta, dronë dhe mjete të vogla detare” ndërsa destrojerët “USS Truxtun”, “USS Rafael Peralta” dhe “USS Mason” po kalonin ngushticën, duke shtuar se asnjë aset amerikan nuk ishte goditur.

Komanda amerikane deklaroi se kishte neutralizuar kërcënimet hyrëse dhe goditur objektiva ushtarake iraniane, përgjegjëse për sulmet ndaj forcave amerikane, përfshirë baza lëshimi raketash dhe dronësh, qendra komanduese dhe struktura të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit.

“CENTCOM nuk kërkon përshkallëzim, por mbetet i pozicionuar dhe i gatshëm për të mbrojtur forcat amerikane”, thuhet më tej në deklaratë.

Ngushtica e Hormuzit ka rëndësi jetike për ekonominë globale, pasi përmes saj kalojnë eksportet kryesore të naftës dhe gazit të lëngshëm (LNG) nga vendet e Gjirit drejt tregjeve botërore.

Që nga nisja e përplasjeve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit në fund të shkurtit, Teherani ka kufizuar në mënyrë efektive lundrimin në këtë rrugë ujore përmes kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa Uashingtoni vendosi një bllokadë detare ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane.

SHBA-ja: Sulmet ishin “goditje vetëmbrojtëse”

Uashingtoni deklaroi se forcat amerikane kishin ndërhyrë pasi interceptuan sulme “të paprovokuara” iraniane ndaj tre anijeve të Marinës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas CENTCOM-it, Irani përdori raketa, dronë dhe mjete të vogla detare kundër destrojerëve amerikanë, ndërsa ushtria amerikane reagoi duke eliminuar kërcënimet dhe duke goditur objektiva ushtarake iraniane.

Më herët, media iraniane raportoi disa shpërthime përgjatë bregdetit të Gjirit Persik.

Megjithëse armëpushimi në konfliktin me Iranin ka hyrë në muajin e dytë, tensionet ushtarake mbeten të larta.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur optimizëm se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet së shpejti, ndërsa administrata e tij pret përgjigjen e Teheranit ndaj një propozimi me 14 pika për t’i dhënë fund luftës.

Irani deklaroi dje në mëngjes, se po shqyrton ende dokumentin dhe se përgjigjja do të dorëzohet përmes Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit

Nga ana tjetër, ushtria iraniane akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit.

Sipas transmetuesit proqeveritar “Press TV”, një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya deklaroi se ushtria amerikane kishte sulmuar një anije cisternë iraniane me nafte që po lëvizte nga ujërat bregdetare iraniane drejt Ngushticës së Hormuzit.

Po ashtu, ushtria iraniane akuzoi SHBA-në për sulme ajrore ndaj zonave civile përgjatë bregdetit dhe në ishullin Qeshm, me mbështetjen e “disa vendeve rajonale”.

Sipas medias iraniane, forcat e armatosura iraniane reaguan menjëherë duke sulmuar anije ushtarake amerikane në lindje të Ngushticës së Hormuzit.

Më herët gjatë ditës, media iraniane raportoi shpërthime të shumta në zonën e Gjirit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër