Trump: Plotësisht e papranueshme përgjigjja e Iranit ndaj propozimit tonë për luftën

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 11 maj, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi të SHBA-së që synon përfundimin e luftës, duke e cilësuar atë si ”plotësisht të papranueshme”.

”Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen, plotësisht e papranueshme. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social

Presidenti Trump nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e propozimit.

Disa orë më herët, në një postim tjetër, ai paralajmëroi gjithashtu Teheranin duke shkruar ”Ata nuk do të qeshin më!”.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, Irani ia kishte dorëzuar përgjigjen e tij propozimit amerikan Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi se drafti iranian fokusohet në përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet, veçanërisht në Liban, si dhe në garantimin e sigurisë së transportit detar.

Qeveria iraniane ka deklaruar gjatë javës së fundit se po shqyrtonte një propozim amerikan të përbërë nga 14 pika. Plani synon krijimin e bazës për një periudhë fillestare 30-ditore negociatash për t’i dhënë fund luftës.

Sipas raportimeve të medies, diskutimet përfshijnë gjithashtu një lehtësim të mundshëm të sanksioneve amerikane dhe marrëveshje lidhur me të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit.

Propozimi thuhet se synon gjithashtu të krijojë bazat për negociata mbi programin bërthamor të Iranit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër