Miloshoski: Grupi i punës harmonizoi dhjetë nene të Kodit Zgjedhor

Nga B.M
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Në Ministrinë e Drejtësisë sot është mbajtur takim i grupit të punës për Kodin Zgjedhor, në të cilin është arritur marrëveshje për ndryshimin e dhjetë neneve, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE, ZNAM, E Majta, BDI, LDP, Aleanca për Shqiptarët, VLEN dhe të tjerë, përveç LSDM, transmeton Zhurnal.mk.

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, i cili përfaqëson VMRO-DPMNE në grupin e punës, deklaroi se takimi ka qenë produktiv dhe se është arritur konsensus për harmonizimin e dhjetë neneve të Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord për nenet që kanë të bëjnë me përdorimin e fondeve buxhetore të institucioneve në fushatën zgjedhore, përdorimin e profileve zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore, reklamat dhe procedurat për punësim, si dhe përjashtimin e personave me profesione specifike nga procesi zgjedhor, siç është personeli mjekësor.

Takimi i radhës i grupit të punës është paraparë të mbahet më 20 maj në Ministrinë e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrit Igor Filkov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër