Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Numri i turistëve në Maqedoni të Veriut në tre muajtë e parë të 2026 është rritur në krahasim me tre muajtë e vitit 2025, thonë të dhënat e entit statistikor, shkruan Zhurnal.mk.
“Në periudhën janar – mars të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5.2%, respektivisht: te turistët vendor është rritje për 1.3 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 6.9%,” tha enti sot.
Në të njëjtën kohë, përkundër rritjesë së numrit të turistëve, numri i netëve të kaluara nga të njëjtit ka shënuar renie.
Numri i turistëve në muajin mars të vitit 2026 ishte 73 921 të cilët kaluan 134 233 netë të kaluara
“Në periudhën janar – mars të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rënie për 0.3%, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.2%, ndërsa te turistët e huaj është rritur për 0.2%,” tha enti.
Në muajin mars të vitit 2026, nga numri i përgjithshëm 19.7% ishin turistë vendor ndërsa 80.3% ishin turistë të huaj.
Numri i netëve të kaluara në muajin mars të vitit 2026 është 134 233, prej të cilëve 26.5% janë turistë vendor dhe 73.5% janë turistë të huaj. / Zhurnal.mk.
