Rast i rëndë në Shkup! Nxënësi plagos rëndë bashkëmoshatarin e tij

Nga D. V.
1,038 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj, Zhurnal.mk – Policia ka ndaluar një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, i cili ka plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij. Incidenti ka ndodhur në një shkollë fillore në komunën e Gazi Babës, kur i mituri ka hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar një nxënës 15-vjeçar brenda objektit shkollor. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Nga policia është bërë e ditur se mjeti i mprehtë është sekuestruar dhe se do të ndiqet procedura përkatëse.

“Në datë 11.05.2026, në ora 14:50 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak nga një shkollë fillore komunale në territorin e Gazi Babës, se i denoncuari kishte hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore një nxënësi 15-vjeçar në shkollë. Mjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër