Përmbyllet projekti i dixhitalizimit në komunën e Tetovës i ndihmuar nga BE

Nga D. V.
748 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 Maj, Zhurnal.mk – Në një konferencë të mbajtur sot është shënuar përmbyllja e projektit të dixhitializimit e disa shërbimeve publike në komunën e Tetovës, projekt ky i ndihmuar financiarisht nga Bashkimi Evropian me 85% të vlerës së projektit.

Në konferencën përfundimtare të projektit “Zgjidhje Inovative Dixhitale Komunale”, duke theksuar se si dixhitalizimi mund t’i bëjë shërbimet publike më të shpejta, më transparente dhe më të arritshme.Ambasadori i BE-së, mori pjesë edhe ambasadori i BE-së Michalis Rokas.

“Transformimi dixhital nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë por edhe me ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët,” tha zyra e tij në një komunikatë.
“Me mbështetjen e BE-së, projekti kontribuoi në dixhitalizimin e planeve urbane, vendosjen e shërbimeve të inspektorëve elektronikë, vendosjen e sensorëve të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimin e mjeteve të reja dixhitale për qytetarët dhe shërbimet komunale,” thuhet në komunikatë.

Vlera e buxhetit për këtë projekt në komunën e Tetovës ishte 616,055 Euro, prej të cilave 523,647 janë dhuratë nga BE.
Realizimi i projektit pati filluar në Janar 2022.

Në konferencën përmbyllëse morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski, Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e përfaqësues të komunave dhe organizatave të ndryshme.

“Me këtë projekt Komuna e Tetovës, është një ndër komunat lider në transformimin digjital duke bërë që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më transparente dhe lehtë të realizueshme,” tha Kasami përmes një komunikate.

“Projekti ka kontribuar në modernizimin e proceseve komunale, rritjen e transparencës, përmirësimin e qasjes në shërbime dhe ndërtimin e kapaciteteve digjitale për administratën dhe qytetarët. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një Tetove më moderne, më efikase dhe më të lidhur digjitalisht,” shtoi ai. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër