Ligji i ri për probacion drejt përfundimit: Pandov kërkon përdorim më të madh të masave alternative në gjyqësor

Nga Xh M
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Në kudër të reformave në gjyqësor, në fazë finale është përgatitja e ndryshimeve të ligjit për probacion apo masës alternative ndaj dënimit me burg. Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov theksoi që gjithnjë e më shumë duhet të përdoret kjo masë e cila, krahas karakterit ndëshkues ka edhe karakter social, me qëllim që të shmanget mbajtja e burgut për vepra më të lehta penale. Me ligjin e ri parashikohen rregulla dhe masa të reja për mbikëqyrjen e të dënuarve, ndërsa aktualisht ka mbi 1.000 raste aktive në shtet.

“Kur unë erdha kishte rreth 800 e diçka, tani kemi mbi 1.000 raste aktive në probacion. Kemi për momentin 11 zyra, 28 deri 29 zyrtarë probacioni të cilët me përgjegjësi them se janë super të trajnuar dhe e dinë punën e tyre. Punojnë me personat e dënuar me kusht, megjithatë a mund të ketë përmirësim në ato numra, gjithsesi po dhe atë do ta bëjmë. Një prej punëve që do të ndihmojë në atë çështje është ligji i ri për probacion,” deklaroi Aleksandar Pandov, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër