Nusret Haliti, drejtor i ri i AKE

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Inxhinieri i elektroteknikës Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), një prej institucioneve kryesore rregulluese në vend. Haliti do të jetë pasardhës i Jeton Akikit.

Haliti është magjistër i shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

AKE-ja ka rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacionit, mbikëqyrjen e operatorëve, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kompanive.

Zgjedhja e Halitit vjen në një periudhë kur agjencia pritet të vazhdojë me rritjen e efikasitetit në sektorin e komunikimeve elektronike në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër