Kapet një ujk në Shkup, Gjorgjievski: Është ruajtur si kafshë shtëpiake

Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – Një ujk është kapur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, ku dyshohet se mbahej ilegalisht si kafshë shtëpiake. Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa kafsha aktualisht po kujdeset nga shërbimet e Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dënoi rastin, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë publike. Ai kërkoi nga institucionet që të ndërmarrin masa dhe ta zbardhin plotësisht rastin.

“Mbrëmjen e sotme, në një lagje të Shkupit është kapur një ujk, i cili dukshëm ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme (me rrip dhe zinxhir) si kafshë shtëpiake. Për rastin janë njoftuar menjëherë të gjitha institucionet përgjegjëse. Nuk mund ta besoj që ekzistojnë individë kaq të papërgjegjshëm që i trajtojnë kafshët e egra në këtë mënyrë, duke rrezikuar njëkohësisht sigurinë e bashkëqytetarëve të tyre. Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi, por një rrezik serioz për gjithë komunitetin. Ujku aktualisht po kujdeset nga shërbimet e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, ndërsa nga institucionet pres që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe ta zbardhin plotësisht rastin. Në Shkup duhet të ketë rend! Duhet të ndërtojmë një shoqëri më humane, më të sigurt dhe më të përgjegjshme, ku ligjet vlejnë për të gjithë dhe kafshët trajtohen me kujdes, e jo si objekte për abuzim”, ka shkruar Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër