Bastisje në Ohër, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Nga D. V.
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (12.05.2026) rreth orës 20:00, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike Ohër, dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Ohër, oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër kryen një kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse në Ohër ku banon I.J. (31) nga Kërçova.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pas së cilës personi është thirrur në stacionin policor dhe është kryer një bisedë zyrtare me të”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër