Man Utd afër transferimit të lojtarit të cilin Ruben Amorim e kishte kërkuar me çdo kusht

Nga D. V.
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manchester United raportohet se synon ta përfundojë transferimin e parë të verës, për një lojtar që Ruben Amorim kishte dashur ta transferonte kur ishte në krye të ekipit.

Amorim u shkarkua në janar pas barazimit 1-1 me Leeds United, pasi në konferencën e tij të fundit për media kishte lënë të kuptohet fuqishëm se kishte mosmarrëveshje me hierarkinë e klubit.

Në ditët që pasuan, dolën raportime të ndryshme rreth javëve të tij të fundit në detyrë, përfshirë edhe pretendimin se ai “shpërtheu” në një takim me Jason Wilcox, pasi drejtori i futbollit kishte vënë në pikëpyetje taktikat dhe formacionin e tij.

Sipas Florian Plettenberg të Sky Sports Germany, qendërmbrojtësi i Elches, David Affengruber, po planifikon të largohet nga klubi spanjoll këtë verë, me Unitedin si një nga pesë ekipet që e kanë vëzhguar atë.

Atletico Madridi, Juventusi, Milani dhe Sevilla janë ekipet e tjera që përmenden si të interesuara për ta transferuar reprezentuesin austriak, i cili së fundmi ka marrë ftesën e parë dhe është paraqitur me kombëtaren.

TEAMtalk kishte raportuar më herët se 25-vjeçari ishte në radar të Unitedit dhe se Amorim e shihte mbrojtësin, i gjatë 1.85 metra, si partner ideal afatgjatë për Leny Yoro në zemër të mbrojtjes.

Sidoqoftë, ardhja e Affengruber mund t’i shërbejë më shumë Michael Carrickut ose një trajneri tjetër të përhershëm, sesa vetë Amorimit, pasi aftësitë e i tij i lejojnë të luajë edhe si mbrojtës i djathtë në një mbrojtje me katër lojtarë.

Affengruber shpreson të jetë pjesë e Kupës së Botës këtë verë, pasi debutoi me Austrinë në mars.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër