Emocione, krenari dhe duartrokitje pa fund për Ansamblin “Ibe Palikuqi” në “SBONI 2026”

Nga D. V.
202 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me zemër plot emocion, krenari dhe dashuri për traditën shqiptare, Ansambli “Ibe Palikuqi” përjetoi një tjetër moment të paharruar në manifestimin e 17-të të lojërave popullore boshnjake “SBONI 2026”, të mbajtur në Novi Pazar.

Në skenën e këtij festivali ndërkombëtar u soll shpirti i kulturës sonë përmes interpretimit madhështor të Valles së Tropojës dhe Valles së Mozaikut, duke përcjellë emocione të forta tek çdo i pranishëm. Çdo hap i valltarëve, çdo tingull i muzikës dhe çdo duartrokitje e publikut ishte një dëshmi e gjallë e dashurisë për traditën dhe identitetin tonë kombëtar.

Atmosfera u bë edhe më e veçantë me defilenë madhështore, ku ngjyrat, buzëqeshjet dhe energjia e ansamblit kthyen këtë pjesëmarrje në një kujtim që do të mbetet gjatë në zemrat e të gjithëve.

Ky sukses dhe kjo mirënjohje janë rezultat i përkushtimit, sakrificës dhe punës së palodhshme të çdo anëtari të ansamblit, të cilët me shpirt e zemër vazhdojnë ta promovojnë kulturën shqiptare në skena ndërkombëtare.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të bukur. Krenaria që ndjemë në Novi Pazar do të mbetet një motivim i madh për të vazhduar edhe më fuqishëm rrugën tonë artistike”, thuhet nga ansambli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër