Dega e PDSH-së në Vrapçisht mbajti Kuvendin Zgjedhor për Kongresin IX

Nga Xh M
826 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçisht, 15 maj Zhurnal.mk – Në degën e Vrapçisht u zhvillua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Vrapçishtit në Kongresin IX të partisë, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.

Sipas organizatorëve, kuvendi u zhvillua në atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë së degës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër