Tetovë, 18 maj, zhurnal.mk – Dy persona nga Gostivar janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë tentuar të sulmojnë dy persona të tjerë me mjet të mprehtë pas një debati të mëparshëm.
Sipas policisë, më 18.05.2026 rreth orës 03:00, janë privuar nga liria S.SH. (47) dhe SH.SH. (27), të dy nga Gostivari.
Ata dyshohet se kanë tentuar të sulmojnë L.M. (21) nga Prilep dhe H.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Policia ka konstatuar gjithashtu se të dy personat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.
