Mbërrijnë ndihmat humanitare nga Amerika Latine mes krizës së thellë ekonomike

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Havana, 19 maj, Zhurnal.mk – Kuba ka marrë një dërgesë ndihmash humanitare nga Meksika dhe Uruguaj, ndërsa ishulli përballet me një nga krizat më të rënda ekonomike në historinë e tij.

Sipas agjencisë shtetërore “Prensa Latina”, anija “Asian Katra” mbërriti me 1,600 tonë ushqime dhe produkte higjienike.

Ministri kuban i Industrisë Ushqimore, Alberto López, tha se ndihmat do të shpërndahen kryesisht për fëmijët, pensionistët dhe shtresat më të cenueshme.

Prej disa muajsh, Kuba po përballet me mungesë të theksuar të ushqimeve, karburantit dhe barnave, ndërsa ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike janë bërë pjesë e përditshmërisë në mbarë vendin.

Kriza, e lidhur me keqmenaxhimin ekonomik dhe mungesën e investimeve, është rënduar më tej nga embargoja afatgjatë tregtare e SHBA-së.

Tensionet mes Havanës dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar javët e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur kërcënimet ndaj qeverisë kubane dhe ka përmendur mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit nga SHBA-ja.

Nga ana tjetër, presidenti kuban Miguel Díaz-Canel paralajmëroi për rrezikun e çdo veprimi ushtarak nga Uashingtoni, duke e cilësuar kërcënimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Nëse kjo do të ndodhte, do të sillte një gjakderdhje me pasoja të pallogaritshme dhe do të rrezikonte paqen e stabilitetin në rajon”, shkroi Díaz-Canel në X.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër