Hoti: Kosova po ndërton një sistem të ri digjital të punësimit

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Punës, Andin Hoti theksoi sot se platforma ePunësimi do të transformojë mënyrën se si qytetarët kërkojnë punë, bizneset gjejnë punëtorë dhe institucionet ofrojnë shërbime.

Në kuadër të punëtorisë “Përmirësimi i Shërbimeve të Punësimit në Kosovë përmes Platformës Digjitale dhe proceseve të bazuara në evidenca”, u prezantua progresi i arritur në zhvillimin e platformës së re digjitale ePunësimi, e cila synon modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të punësimit në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se përmes platformës ePunësimi:

  • Punëkërkuesit do të mund të aplikojnë online, të ndërtojnë profile profesionale dhe të marrin mbështetje për zhvillimin e karrierës;
  • Punëdhënësit do të kenë qasje më të shpejtë dhe më efikase në menaxhimin e vendeve të lira të punës dhe identifikimin e kandidatëve adekuatë;
  • Institucionet do të kenë një sistem të integruar dhe modern për ofrimin e shërbimeve publike.

“Një nga elementet kryesore të platformës është integrimi me institucionet relevante shtetërore, përfshirë Agjencinë e Regjistrit Civil, ATK-në, ARBK-në, Thesarin, eKosova dhe sisteme të tjera relevante, duke mundësuar automatizim të proceseve dhe rritje të besueshmërisë së të dhënave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, integrimi i platformave ekzistuese si SIMP, Superpuna, KGenU dhe ueb-faqes së APRK-së në një sistem unik digjital do të krijojë një qasje të centralizuar dhe më funksionale për qytetarët, bizneset dhe institucionet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër