Barcelona ende nuk ka vendosur për yllin e skuadrës, ai mund të shitet në verë

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona po vlerëson të ardhmen e Jules Kounde si pjesë të projektit afatgjatë të klubit, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Mbrojtësi francez është shndërruar në një nga mbrojtësit modernë më të vlerësuar gjatë katër sezoneve të tij te Barcelona, megjithëse këtë edicion ka pasur paraqitje të luhatshme.

Drejtuesit katalanas po analizojnë nëse 27-vjeçari duhet të mbetet pjesë e planeve të skuadrës apo nëse ky është momenti ideal për ta shitur, duke pasur parasysh vlerën e lartë që ai vazhdon të ketë në treg dhe interesimin konkret nga disa klube të mëdha evropiane.

Kontrata e Kounde me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030, por një shitje e mundshme e tij do ta ndihmonte klubin në aspektin financiar dhe do t’i krijonte më shumë hapësirë për afrime të reja gjatë afatit kalimtar.

Barcelona gjithashtu konsideron se ka alternativa të shumta në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Në dispozicion të skuadrës mbeten Eric Garcia, Xavi Espart, Joao Cancelo, Hector Fort, aktualisht i huazuar te Elche, si dhe Ronald Araujo. /

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër