PSG merr lajmin e madh, ylli i skuadrës kalon lëndimin dhe do të luaj në finale ndaj Arsenalit

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shumë pozitiv para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, pasi Achraf Hakimi pritet të rikthehet në kohë për sfidën e 30 majit.

Sipas raportimeve të “L’Equipe”, mbrojtësi maroken do t’i rikthehet stërvitjeve të plota gjatë kësaj jave dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës për finalen e madhe.

Achraf Hakimi kishte mbetur jashtë fushave që nga dëmtimi në kofshë i pësuar gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Kthimi i tij konsiderohet një përforcim i madh për klubin parisien, i cili synon të fitojë titullin e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi tashmë ka siguruar trofeun e Ligue 1.

Ndërkohë, edhe Ousmane Dembele vazhdon të jetë nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të një problemi në pulpë, por sipas raportimeve pjesëmarrja e tij ndaj londinezëve nuk është në rrezik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër