SpaceX do të provojë sërish të lëshojë raketën e saj të gjeneratës së re Starship të premten, pasi një problem teknik në minutat e fundit e detyroi kompaninë të anulonte fluturimin e 12-të testues.
Sipas CEO-së Elon Musk, një pin hidraulik që mban në vend krahun e kullës së lëshimit nuk u tërhoq siç duhej, duke bërë të pamundur nisjen e raketës. Ai tha se nëse defekti rregullohet brenda natës, një tentim i ri mund të bëhet të premten në ora 5:30 sipas kohës qendrore.
SpaceX e ndërpreu tentativën e së enjtes pak pas orës 19:40 sipas kohës lindore, ndërsa transmetimi drejtpërdrejt u ndoq nga mbi një milion shikues.
Gjatë transmetimit, një përfaqësues i kompanisë tha se ekipi po mëson shumë nga këto sisteme të reja, duke theksuar se pajisjet janë ende në fazë të hershme testimi.
Ky test i Starship vjen në një periudhë të rëndësishme për kompaninë, ndërsa investitorët po përgatiten për ofertën fillestare publike (IPO) të SpaceX, e cila pritet të zhvillohet në qershor.
Kompania synon të sigurojë dhjetëra miliarda dollarë dhe mund të vlerësohet në rreth 2 trilion dollarë ose më shumë.
