Rubio dënon përpjekjet e Iranit për krijimin e një sistemi tarifor në Hormuz

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Helsingborg, 22 maj, Zhurnal.mk – Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, duke folur në Suedi gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ka dënuar përpjekjet e Iranit për krijimin e një sistemi tarifor në Ngushticën e Hormuzit.

“Nuk njoh asnjë vend në botë që e mbështet këtë, përveç Iranit, por nuk ka asnjë vend në botë që duhet ta pranojë,” deklaroi Rubio.

Autoritetet iraniane thuhet se kanë vendosur tarifa të larta për kalimin, të cilat ekspertët e së drejtës ndërkombëtare i konsiderojnë shkelje të parimit të kalimit të lirë.

Irani njoftoi se 35 anije kanë kaluar në 24 orët e fundit përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë energjetike, në koordinim me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi sot televizioni shtetëror iranian.

Sipas forcave të armatosura iraniane, mes mjeteve detare përfshiheshin tankerë nafte, anije mallrash dhe anije të tjera tregtare.

Autoritetet iraniane kanë marrë kontrollin efektiv mbi lëvizjen detare në Ngushticës së Hormuzit, që pas fillimit të luftës më 28 shkurt.

Qarkullimi në këtë ngushticë thuhet se u kufizua ndjeshëm pas kërcënimeve, kontrolleve dhe sulmeve ndaj anijeve.

Kjo situatë ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë dhe karburanteve.

Teherani gjithashtu ka deklaruar se zona detare është minuar pjesërisht.

Irani këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit nuk është e bllokuar plotësisht, por në praktikë kompanitë e transportit detar, duhet të koordinohen me pikat iraniane të kontaktit, dhe lejohen të kalojnë vetëm përmes një korridori pranë bregdetit iranian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër