I shpëtoi nga dora nënës dhe u përplas për vdekje 7-vjeçari në Elbasan, policia vendos në pranga autorin

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur të miturin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Paraprakisht mësohet se fëmija ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur dyshohet se i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është përplasur nga makina.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër