Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit 2026.

Presidenca ka bërë të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

“U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve” – shkruan në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër