Shqipëria priti 891 mijë turistë të huaj në prill, rritje me 8.8%

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 maj Zhurnal.mk – Turizmi ndez motorët para verës, Shqipëria priti më shumë vizitorë muajin e kaluar në raport me vjet. Nga bregdeti te qytetet muze dhe Alpet, në prill vendi u vizitua nga 891 mijë të huaj ose rreth 8.8% rritje në krahasim me vjet.

Por edhe shqiptarët nuk i kanë ndalur udhëtimet, pavarësisht pasigurive prej çmimeve që priten më të larta prej luftës.

Ndërsa si periudhë 4-mujore sipas të dhënave të INSTAT në vend kanë ardhur 2.569.195 të huaj në rritje me 5.1% krahasuar me vitin 2025, duke treguar për një qëndrueshmëri në një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Rajoni vijon të jetë furnizuesi kryesor i Shqipërisë me turistë të huaj. Referuar shifrave vetëm nga Kosova në këtë 4 mujor kanë ardhur 900 mijë vizitorë, për të vijuar më tej me 344 mijë italianë, 227 mijë nga Greqia dhe më pas është Maqedonia e Veriut me 215 mijë vizitor dhe Mali i Zi me 207 mijë të hyrë nga janari deri në prill në Shqipëri.

HYRJET E TË HUAJVE NË SHQIPËRI

Italia 344,121

RMV 215,296

Gjatë muajit Prill 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.617.841 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,8 %, krahasuar me Prill 2025.

Gjithashtu, 1.602.018 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

* Shtetas shqiptarë: 726.427 (rritje me 8,7 %)

* Shtetas të huaj: 891.414 (rritje me 8,8 %)

* Shtetas shqiptarë: 742.088 (rritje me 8,5 %)

* Shtetas të huaj: 859.930 (rritje me 7,3 %)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër