Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit të skuadrës

Nga D. V.
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Planet sportive të Real Madrid për sezonin 2026/27 po marrin gjithnjë e më shumë formë. Ndërsa klubi pret rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, drejtuesit madrilenë kanë avancuar edhe në çështjen e rinovimit të kontratës së Antonio Rudiger.

Presidenti aktual Florentino Pérez synon të vazhdojë në krye të klubit, ndërsa Enrique Riquelme tashmë ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme. Pavarësisht situatës institucionale, Real Madridi po vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Rudiger ka arritur një marrëveshje verbale me klubin për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër. Mbrojtësi gjerman kishte mundësinë të largohej si lojtar i lirë në fund të sezonit, por ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”.

33-vjeçari konsiderohet një nga liderët e repartit defensiv dhe një figurë shumë e rëndësishme në skuadrën madrilene, ndaj drejtuesit e klubit e kanë parë rinovimin e tij si prioritet.

Palët synojnë që marrëveshja të firmoset dhe të bëhet zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse koha e njoftimit pritet të varet edhe nga zhvillimet e procesit zgjedhor në klub.

Sapo të qartësohet situata presidenciale në “Bernabeu”, pritet të finalizohet edhe rinovimi i kontratës së Rudigerit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër