Scaloni zbulon listën e lojtarëve për Kupën e Botës, Argjentina e mbushur me yje synon ta mbrojë trofeun

Nga D. V.
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më në fund, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka zbuluar skuadrën e Kombëtares së Argjentinës që do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës.

Lionel Messi është në skuadër si lider i ekipit, me legjendën veterane që do të luajë atë që do të jetë Kupa e Botës e tij e gjashtë dhe e fundit.

Ylli i Interi, Lautaro Martinez, ai i Altetico Madridit, Julian Alvarez, Alexis Mac Allister i Liverpoolit, Enzo Fernandez i Chelseat, Cristian Romero i Tottenhamit dhe Nico Paz janë disa nga yjet tjerë që janë pjesë e ekipit prej 26 lojtarëve të ftuar.

Ndërsa skuadra e Argjentinës është kryesisht ashtu siç pritej, ylli në ngritje i Real Madridit, Franco Mastantuono, mbrojtësi i Bournemouth, Marcos Senesi dhe mesfushori i Aston Villas, Emiliano Buendia, u lanë jashtë pavarësisht disa spekulimeve të kohëve të fundit.

Argjentina do të debutojë në orët e para të 17 qershorit në orën 3:00 të mëngjesit kundër Algjerisë. Kundërshtari i tyre në ndeshjen e dytë do të jetë Austria më 22 qershor në orën 7:00 të mbrëmjes, dhe do ta mbyllë fazën e grupeve kundër Jordanisë në orët e para të 28 qershorit në orën 4:00 të mëngjesit.

Lista me lojtarët e ftuar nga Argjentina

PortierëtJuan Musso (Atletico Madrid),Gerónimo Rulli (Olympique de Marseille), Emiliano Martínez (Aston Villa);

MbrojtësitLeonardo Balerdi (Olympique de Marseille), Nicolas Tagliafico (Lyon), Gonzalo Montiel (River Plate), Lisandro Martinez (Manchester United), Cristian Romero (Tottenham Hotspur), Nicolas Otamendi (Benfica), Facundo Medina (Lens), Nahuel Molina (Atletico Madrid);

Mesfushorët: Leandro Paredes (Roma), Rodrigo De Paul (Inter Miami), Valentin Barco (Strasbourg), Giovani Lo Celso (Real Betis), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Alexis Mac Allister (Liverpool)Enzo Fernandez (Chelsea);

SulmuesitJulian Alvarez (Atletico Madrid), Lionel Messi (Inter Miami), Nicolas Gonzalez (Juventus), Thiago Almada (Atletico), Giuliano Simeone (Atletico Madrid), Nico Paz (Como), Jose Manuel Lopez (Palmeiras), Lautaro Martínez (Inter Milan)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër