Shkup, 29 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënoi incidentin në Rumani pas rrëzimit të një droni rus në qytetin kufitar të Galatit.
“Ne dënojmë fuqimisht sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur civilë.
Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të paraqesë rrezik përtej kufijve të Ukrainës dhe kërcënon sigurinë rajonale. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Rumaninë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
Së bashku me aleatët tanë, ne mbetemi të përkushtuar për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë aleancën”, thonë nga MPJ e RMV-së.
