Kryediplomati shqiptar nesër vizitë në Kosovë, pritet nga Haxhiu e Konjufca

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 maj Zhurnal.mk – Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Hoxha fillimisht do të pritet në takim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky takim do të zhvillohet në ora 10:00.

Më pas kryediplomati shqiptar do të pritet edhe homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në ora 12:oo.

Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër