Shkup, 30 maj Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut uji shfrytëzohet në industri të ndryshme prodhuese, ndërsa vetëm 20.6 përqind e ujit të shkarkuar është pastruar gjatë vitit të kaluar.
“Sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2025 është 3 096 milion m3 dhe krahasuar me vitin 2024, shënon rritje prej 10.6%. Nga totali i ujërave të shkarkuara, në vitin 2025 janë të pastruara 20.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga 3 046 milionë metra kub ujëra të zeza që janë shkarkuar, vetëm 629 milionë metra kub janë pastruar.
Uji më së shumti shfrytëzohet te furnizimi me energji, gaz, avull dhe kondicioner, ku edhe pastrohet më së shumti.
