Mot i kthjellët, rënie e temperaturave maksimale

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Elbasan. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 27 °C

në vendet e ulëta: 15 / 29 °C

në vendet malore: 10 / 25 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër