Kajro, 01 qershor, Zhurnal.mk – Kuvajti njoftoi sot në mëngjes se është përballur me sulme me raketa dhe dronë, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit janë aktivizuar për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve.
“Nëse dëgjohen shpërthime, ato janë rezultat i ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore ndaj objektivave armiqësorë”, deklaroi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kuvajtit në një njoftim të publikuar në rrjetin social X.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve, të respektojnë udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga institucionet përgjegjëse.
Ushtria nuk dha detaje mbi origjinën e raketave dhe dronëve, as mbi objektivat e mundshëm të sulmit.
Që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran në fund të shkurtit, forcat e armatosura iraniane, kanë lëshuar në mënyrë të përsëritur raketa dhe dronë drejt Kuvajtit dhe vendeve të tjera të Gjirit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një numër të konsiderueshëm bazash ushtarake në rajon, disa prej të cilave ndodhen vetëm disa qindra kilometra larg Iranit.
Megjithëse është arritur një armëpushim, disa shtete të Gjirit kanë raportuar kohët e fundit incidente të izoluara me raketa dhe dronë.
