Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Nga D. V.
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 01 qershor, Zhurnal.mk – Autoritetet gjyqësore në Iran kanë ekzekutuar dy persona të tjerë në lidhje me kryengritjen e janarit, njoftoi sot agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqësorin.

Mehdad Mohammadi-Nia dhe Ashkan Maleki ishin dënuar për vepra që përfshijnë edhe zjarrvënien ndaj një xhamie gjatë protestave masive.

Sipas raportit, dënimet u ekzekutuan sot në mëngjes.

Deri më tani, mbi 12 ekzekutime janë kryer në lidhje me protestat që nisën në fund të dhjetorit, të nxitura fillimisht nga kriza ekonomike dhe që u shndërruan shpejt në demonstrata kundër udhëheqjes autoritare të vendit.

Autoritetet i shtypën protestat me forcë, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë Teheranin, se po përdor dënimin me vdekje, si mjet frikësimi dhe represioni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër