IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në tubimin zgjedhor në Vushtrri

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), lidhur me përdorimin e një fëmije nën moshën 15-vjeç në tubim zgjedhor në Vushtrri.

Në ankesë thuhet se IKD-ja konsideron që LVV-ja ka shkelur Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushtatës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar, andaj ka kërkuar që t’i shqiptohet gjobë këtij subjekti politik,

IKD thekson se në atë video, kryetari i LVV-së, njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti, i ka dhënë hapësirë në skenë vajzës së mitur, e cila recitoi poezi me mesazhe politike, derisa e mitura kishte veshur bluzë me logo të LVV-së.

“IKD ka shikuar video të atij këtij tubimi, në të cilën shihet se kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, i jep hapësirë në skenë një vajze, e cila reciton poezi me mesazhe politike, duke pasur të veshur një bluzë me logo të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje. Nga pamjet audiovizuale duket të jetë se vajza në fjalë e përfshirë në aktivitet është fëmijë dhe paraqitet si person nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare”, thuhet në ankesë.

Andaj, marrë parasysh këto, IKD konsideron se LVV-ja ka shkelur Rregulloren Zgjedhire për fushatën zgjedhore, specifikisht dispozitën që përcakton se asnjë subjekt politik nuk mund të angazhojë persona nën 15-vjeç në fushatë zgjedhore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër