Finale tronditëse e ‘Euphoria’, vdes personazhi kryesor në episodin përmbyllës të serialit

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Finalja e serialit të njohur “Euphoria” ka tronditur publikun, duke sjellë një përfundim dramatik pas shtatë vitesh transmetimi.

Episodi i fundit i sezonit të tretë, i titulluar “In God We Trust”, u shoqërua me zhvillime të forta dhe kthesa të papritura, përfshirë edhe vdekjen e personazhit kryesor Rue Bennett, të interpretuar nga Zendaya, si pasojë e një mbidoze droge.

Finalja nisi me një situatë kaotike dhe ndjekje të tensionuara, ndërsa Rue përfshihet në një zinxhir ngjarjesh të rrezikshme që lidhen me botën e trafikut të drogës, shkruan DailyMail.

Episodi solli përballje të dhunshme, tradhti dhe zbërthimin e rrjeteve kriminale, duke kulmuar me një fund tragjik për heroinën e serialit.

Ndërkohë, sezoni i tretë ka qenë i shoqëruar me kritika të shumta për skenat e rënda dhe temat kontroverse, përfshirë historinë e Cassie Howard (Sydney Sweeney), e cila u përfshi në përmbajtje të diskutueshme në platforma online, si dhe zhvillimet e errëta në jetën e personazheve të tjerë kryesorë.

Produksioni i krijuar nga Sam Levinson është përfolur gjithashtu për tensione të brendshme mes aktorëve dhe spekulime për përplasje mes yjeve kryesorë të kastit, gjë që ka shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth serialit gjatë sezonit të fundit.

Finalja ka ndarë opinionin e shikuesve, duke u konsideruar nga disa si një mbyllje e guximshme dhe nga të tjerë si një përfundim i tepruar dhe i errët për një nga serialet më të ndjekura të viteve të fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër